Temperatura përvëluese/ Qytetarët i drejtohen bregdetit, mbushei plazhet i Durrësit

Durrësi

Temperatura përvëluese/ Qytetarët i drejtohen bregdetit, mbushei plazhet i Durrësit

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 12:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Temperaturat e larta kanë detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen plazhit. Kjo ka krijuar trafik dhe radhë të gjata automjetesh në disa zona.

Në Vlorë, në zonë e Skelës dhe përgjatë Lungomares ka një situatë të ngarkuar të trafikut rrugor, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së qytetarëve.

Sakaq, edhe plazhi i Durrësit është mbushur nga pushues dhe turistë.

Ata po përpiqen të përballojnë temperaturat e larta, të cilat kanë prekur Shqipërinë javën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat