Sulmohet me thikë një efektiv policie në Durrës, ndalohet agresori. Dyshohet se…

Durrësi

Sulmohet me thikë një efektiv policie në Durrës, ndalohet agresori. Dyshohet se…

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:31
Policia

Një person që dyshohet se është me probleme mendore në lagjen numër 1 të qytetit, ka shkaktuar telashe në Durrës. Efektivët e policisë kanë tentuar të negociojnë me të, pasi ishin njoftuar nga dëshmitarët në vendngjarje se ishte i dhunshëm.

Sipas informacioneve paraprake një efektiv i është afruar, ndërsa personi ka nxjerrë thikën nga çanta që mbante me vete dhe është larguar me vrap.

Policët e kanë ndjekur për disa metra po me vrap dhe në momentin kur agresori është futur në një rrugicë qorre, në afërsi të një lavazhi në zonën e Brrylit, kanë tentuar ta neutralizojnë.

Në këtë moment, agresori ka sulmuar me thikë efektivin e policisë duke e plagosur. Mësohet se efektivi i policisë është shoqëruar nga kolegët në Spitalin Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka arrestuar agresorin. Deri më tani nuk dihet as identiteti i policit të plagosur, as ai i agresorit.

Pritet që Drejtoria Vendore e Policisë Durrës të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat