Shembet në tokë 57-vjeçari në Durrës, ndërron jetë pas një goditje në zemër

Durrësi

Shembet në tokë 57-vjeçari në Durrës, ndërron jetë pas një goditje në zemër

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës. Temperaturat e larta dyshohet të kenë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

Gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se ngjarja ndodhi në sheshin para stacionit të trenit në Durrës.

Burime nga policia vendore bëjnë me dije se një autoambulancë e ka dërguar 57-vjeçarin në spital, po ka qenë e kotë.

Paraprakisht deklarohet se ai e humbi jetën nga një infarkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat