I moshuari përplaset për vdekje në Durrës, autori largohet/ Dëshmitarja: Ishte Benz i bardhë, iku me shpejtësi të madhe

Durrësi

I moshuari përplaset për vdekje në Durrës, autori largohet/ Dëshmitarja: Ishte Benz i bardhë, iku me shpejtësi të madhe

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 13:24
Foto nga vendi i ngjarjes

I moshuari përplaset për vdekje në Durrës, autori largohet.

Dëshmitarja: Ishte Benz i bardhë, nuk e di, iku me shpejtësi të madhe.

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat