Protestuan për kushte më të mira, avokatët e Durrësit ndërpresin bojkotin, ja çfarë pritet të ndodhë

Durrësi

Protestuan për kushte më të mira, avokatët e Durrësit ndërpresin bojkotin, ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 13:09
Avokatët e Durrësit

Nga dita e mërkurë, avokatët në Durrës do të nisin punë normalisht duke i dhënë fund bojkotit.

Të hënën, ata zhvilluan një takim me drejtues të gjykatës duke rënë dakord që të qëndrojnë në ambientet e institucionit në ditët kur kanë seanca gjyqësore.

Kanë arritur një konsensus, të dyja palët kanë pranuar, kjo ka qenë një marrëveshje, ku duke filluar nga dita e nesërme, bojkoti do të përfundojë.

Mësohet se që këtë të mërkurë fillon normalisht puna në Gjykatën e Durrësit, e cila sipas avokatëve është një godinë e cila nuk arrin të përmbushë standardet e një gjykate.

Kërkohen me çdo kusht ambiente të reja, me kushte funksionale dhe bashkëkohore. Kërkohen ambiente të reja, një godinë e re për Gjykatën e Durrësit, një gjykatë që ka çështje, dhe një ndër gjykatat që ka ngarkesën më të madhe në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat