Policia e Durrësit ka gjobitur me 1 milionë lekë të reja, pronarin e një lokali në Durrës, Xh.T, në lagjen nr. 3 të qytetit.
Lokali u gjet hapur pas orës së ndalimit të ushtrimit të aktivitetit, marrë në kuadrin e pandemisë.
Policia tha se gjatë kontrolleve, ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës u bën thirrje të gjithë pronarëve dhe administratorëve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.