Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku pa nga afër kantierin e punës për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”.
Kryeministri tha se “brenda janarit përfundon edhe shkolla nëntëvjeçare “Bedrie Bebeziqi“ që u rrënua 26 nëntorin e shkuar, e sot po rilind për 450 nxënës dhe mësuesit e tyre, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane”.
Kryetarja e bashkisë Durrës Emirjana Sako tha se në këtë shkollë akomodohen 450 nxënës.
“Shkolla ka 12 klasa, 4 laboratorë. Klasat janë të gjitha me dritë natyrale të pozicionuara nga jugu. Objekti ngrihet në 4 dhe 5 kate dhe në këtë drejtim kemi ruajtur projektin e objektit ekzistues. Ndërkohë për shkak të sipërfaqes së kufizuar terrenet sportive do t’i akomodojmë në shkollat ngjitur”, tha ajo.