Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) nderoi me “Mirënjohje” gazetarin Flamur Gashi

Dokumentare

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) nderoi me “Mirënjohje” gazetarin Flamur Gashi

Nga: Beqir SINA - New York Më: 11 qershor 2024 Në ora: 10:16
Flamur Gashi

Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka nderuar me "Mirënjohje" ish-gazetarin e Radio Kontak në Tiranë, Ambasadorin Flamur Gashi, për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari dhe mediat gjatë rrethanave të okupimit, para dhe gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-99.

Ambasadori Gashi, në statusin e tij në Facebook, shkruan se në këtë rast, dua në mënyrë të veçantë të falenderoj kolegët e mi nga Radio "Kontakt" në Tiranë, me të cilët punova dhe ku gjatë kohës së luftës në Kosovë 1998/99, kisha këta kolegë me të cilët natë e ditë kryefjalë e punës sonë ishte Kosova, angazhimi dhe lufta për lirinë e saj...

Ekipi drejtues:

Riza Rusi - Pronar,

Agron Bala - Themelues,

Alfons AL Zeneli - Drejtor,

Flamur Gashi - Kryeredaktor,

Nevila Sokoli Xhindi - Menaxhere

Gazetarët:

Vjollca Vokshi,

Reis Çiço,

Ilva Tare,

Shpresa Ukcamaj,

Desada Metaj,

Xhuli Boja,

Ilir Hoxha,

Erisa Zyka,

Patrik Sadikaj,

Ardita Beçolli,

Paola Malaj,

Edlira Gjipali,

Tomor Avdia,

Odeta Barbullushi,

Veli Rada,

Xhevahire Hasa,

si dhe gazetarët më të rinj në moshë, Erisa Bajaziti, Fabian Topallari e Alketa Vejsiu. Korrespondentët nga e gjithë Shqipëria si Feriz Ferizi e deri në Amerikë, si Beqir Sina, si dhe shumë e shumë kolegë të tjerë që u bashkuan herë pas here ekipit tonë të Radio "Kontakt".

Teknikët: Teknikët e mrekullueshëm dhe të palodhur, me Kryeteknik - Klajdi Sheldia, Fatmir Dizdari, Toni Zhuka e Genti Minarolli.

Faleminderit dhe mirenjohje për të gjithë gazetarët punonjësit e medias që ndihmuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës! shkruan Ambasador Flamur Gashi.

Në vitin e kaluar, Bordi Drejtues i kompanisë “Gener 2”, vendosi të emërojë Drejtor Menaxhues të Televizionit “A2 CNN” në Kosovë, gazetarin dhe diplomat Flamur GASHI, një figurë të njohur në fushën e gazetarisë së shkruar dhe kryesisht asaj radio-televizive në Shqipëri. Ai gjithashtu është një diplomat i shquar me përvojë të gjatë në diplomaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat