Humbni peshë me manaferra

Dieta

Humbni peshë me manaferra

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Manaferrat janë ndër frutat më të mira i pasur me vitamina A, E, K dhe B, fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë një shëndet të mirë.

Një studim i Universitetit të Floridës zbuloi se njerëzit që konsumojnë shumë fruta të pasura me antioksidantë kanë një peshë më të shëndetshme.

Antioksidantët tek manaferrat aktivizojnë gjenet që janë përgjegjëse për djegien e yndyrave.

Për më tepër, polifenolët tek manaferrat kanë aftësinë të pengojnë formimin e depozitave dhjamore në organizëm.

Sipas studiuesve, fibra që ndodhet tek manaferrat ndihmon në normalizimin e lëvizjes së zorrëve, ul kolesterolin, mirëmban nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në arritjen e një peshe ideale të shëndetshme.

Gjithashtu manaferrat ofrojnë shumë fibër dhe shumë pak kalori dhe konsiderohen si një frut perfekt për ata që duan të humbasin në peshë.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni më shumë fruta pylli dhe veçanërisht manaferra gjatë stinës së verës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat