Identifikohet viktima e gjetur në Greqi, eksperti mjeko-ligjor: Dyshohet vdekje nga një…

Diaspora

Identifikohet viktima e gjetur në Greqi, eksperti mjeko-ligjor: Dyshohet vdekje nga një…

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Është identifikuar 37-vjeçari shqiptar i gjetur i pajetë në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos në Kostur.

Bëhet fjalë për shqiptarin Kreshnik Kazanxhiu. Identifikimi dhe njohja e viktimës u krye prej vëllait të viktimës Refail Kazanxhiu, i cili është edhe ky banor i zonës ku u gjet trupi i viktimës.

Mjeku ligjor pasi këqyri trupin e viktimës, tha paraprakisht se dyshohet vdekje nga një atak kardiak.

Trupi i viktimës nuk duket të ketë plagë ose goditje të jashtme.

Ekspertiza do të kryhet gjatë ditës së sotme ndërsa analizat toksikologjike pritet të japin përgjigje për shkaqet e vdekjes të 37-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat