U kap në 'shtëpi bari', dënohet me burg 24-vjeçari shqiptar

Diaspora

U kap në 'shtëpi bari', dënohet me burg 24-vjeçari shqiptar

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 23:10
Ilustrim

Gjykata britanike ka dënuar me burg një 24-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar në muajin prill gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham.

Sipas mediave britanike 24-vjeçari shqiptar Jeton Metollari u kap brenda banesës që ishte kthyer në ambient për kultivimin e kanabisit.

Gjatë aksionit në banesë u gjetën më shumë se një mijë rrënjë kanabis.

Metollari ishte fshehur në një vrimë në mur ndërsa policia po ushtronte kontroll, në një moment ai doli dhe u dorëzua.

Gjithashtu gjatë aksionit të policisë në banesë u gjetën sasi të mëdha ushqimesh, alkool dhe produkte të tjera ushqimore, mesa duket për të siguruar një qëndrim të gjatë brenda.

Ndërsa në telefonin e 24-vjeçarit u gjetën video që tregonin se si mbillet dhe kultivohet kanabisi.

Gjykatësja e dënoi atë me 18 muaj burg dhe tha se i takon autoriteteve të Home Office të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat