Plagoset me armë zjarri shqiptari në Pisa të Italisë! U zu në pritë, dyshohet për laje hesapesh

Diaspora

Plagoset me armë zjarri shqiptari në Pisa të Italisë! U zu në pritë, dyshohet për laje hesapesh

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pisa të Italisë, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri një shqiptar.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën e njohur si Cascina në Pisa, ku 35-vjeçari shqiptar u zu në pritë.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa ai mbeti i plagosur me tre plumba.

Policia vendase po heton ngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet se autori kishte larje hesapesh me shqiptarin.

Autori u zhduk nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen dhe identifikimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat