Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Itali; autorët, njëri djali i shefit të policisë dhe tjetri i biri i avokatit të njohur

Diaspora

Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Itali; autorët, njëri djali i shefit të policisë dhe tjetri i biri i avokatit të njohur

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 16:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një djalë 17-vjeçar shqiptar është vrarë në Pescara dhe është gjetur i pajetë në parkun Baden Powell.

Autorë të kësaj ngjarjeje janë dy djem të mitur, të arrestuar tashmë, njëri prej tyre djali një polici në zonë ndërsa tjetri djali i një avokati të njohur në qytet.

Siç raportojnë mediat italiane, menjëherë pas ngjarjes, ata kanë shkuar për të notuar në det dhe dyshohet se atje kanë hedhur dhe armën e ftohtë të krimit.

Polumbarët e zjarrfikësve po punojnë për gjetjen e thikës me të cilën dy të miturit kryen krimin.

Si ka ndodhur ngjarja?

Goditja me thikë duket se ka ardhur nga një debat, por arsyet nuk janë ende të qarta. 17-vjeçari shqiptar duket se u kishte një borxh prej disa qindra eurosh, por ende nuk është e qartë nëse lidhej me tregtimin e drogës, apo blerjen e përsëritur të lëndës narkotike pa u dhënë paratë.

Ngjarjet mësohet se kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe kufoma është gjetur në orët e vona të mbrëmjes.

Policia po heton dhe rasti ndiqet nga kryeprokurori Giuseppe Bellelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat