Papàs Antonio Bellusci (1934-2024)

Diaspora

Papàs Antonio Bellusci (1934-2024)

Nga: Sergio Bitici Më: 22 qershor 2024 Në ora: 07:38
Papàs Antonio Bellusci

Papàs Antonio Bellusci ishte një rilindas i epokës sonë, trashëgimtari i vërtetë i Jeronim deRadës. Unë, vëllezërit e mi dhe familja jonë ndihemi krenarë për miqësinë e shtrenjtë që patëm me këtë patriot të shquar.

Njeri i madh në historinë e kulturës së kombit që me aktivitet të vazhdueshëm shkelqeu me punën e vetmohimin e tij, me dituri e njohje të gjerë, si shembull i rrallë i historisë tonë moderne.

Gazetar, kronist, shkrimtar, prift katolik i ritit Bizantin i dedikuar që ka sherbye și famullitar e Protopresbiter i Eparkisë së Lungrës me sukses për shumë dekada.

Për punën e tij është vlerësuar e nderuar nga institucionet shqiptare në kohën e demokracisë:

Shtetas i Shqipërisë, i dekretuar nga Presidenti Sali Berisha me 1994.

Doctor Honoris Causa në Etnologji, prej Akademisë së Shkencave, Tiranë 1995.

Medalja e Artë e Lidhjës së Prizrenit, me dekret të Presidentit Ibrahim Rugova, 2003.

Papàs Antonio Bellusci shërbeu edhe si Drejtor i hulumtimeve I Qëndrës Socio Kulturale Gjergj Kastrioti Skenderbeg dhe ishte autor i shumë studimeve gjuhësore dhe etnografike mes Arbëreshve, në Shqipëri dhe në rreth të ngushtë të Arvanitasve në Greqi, ku është interesuar kryesisht për kangët tradicionale gojore, për aspektet gjuhësore e lettare: (Vatra Jonë 1966-1970), Buletini i Komunitetit Shën Kostantini Shqiptar (Piacenza).

Botoi revistën “Lidhja” (1980 deri me2005) me shkrime e studime të autorëve të ndryshëm nga kultura, tradita, muzika dhe literatura e besimeve Arbëreshe.

Më 1973, në brendinë e revistës “Zgjimi” publikon permbledhjen Vallet e Arbëreshve në Shën Kostantin; Zakone e tekste (Vallet pirrike në Shën Costantino Albanese); Përdorimi dhe lëndët ku furnizon tekstet verbale me pershkrime.

Atë Antonio Bellusci ndejti aktiv deri në fund të jetës si prift e studjues në Frasnitë (Cosenza), ku drejtoi Bibliotekën dhe Muzeumin Etnografik të Hulumtimeve.

Sipas mendimit tim që nga shekulli 19, paraardhësi i tij Jeronim de Rada (Girolamo de Rada 1814-1903) ka qenë një Arbëresh folklorist, avokat, dramaturg, poet Rilindas dhe skrimtar. Tridhjetë vjet mbas vdekjes së tij vjen trashëguesi i ri, kolosi Antonio Bellusci, që me meritë mbërrin famën e de Radës me të gjitha vetitë e aktivitetet intelektuale, njerëzore e patriotike.

Ky është konkluzioni që kam arritur bashkë me familjet tona, ku ai qe i pranishëm me ne për rrafsh 35 vjet. Ai, siç e thotë në raportin e tij ka pasur respekt e muhabet me nanën tonë Rushë, që i vleftësoi ndjenjat dhe intinuitetin e saj tradicional Shqiptar.

Na ka bërë vizita të shumta në New York, duke ndenjur në familjen tone, me javë e ditë, sidomos te Gianni (Sabit) dhe frekuentoi katër restorantet tona, ku takoi Ibrahim Rugoven, mysafirin tonë të adhuruar.

Gianni, Mike dhe unë e vizituam shumë herë në Frasnitë (Frascineto), ku familia e të afërmit e tij na prisnin bujarisht e me dashuri.

Vëllai Mike organizoi dasmën e vajzës Drita (në 2019), në një lokal të zonës, vetëm për respekt e knaqësi për të qenë afër Belluscit.

Gianni ka qendruar më së afërmi me të dhe së fundi e ka vizituar në Frascinet, shtatorin e kaluar, për ditëlindjen e tij të 89-të, ku i premtoi se do të këthehet në Shtator të 20024 për festimin e ditëlindjes jubilare të 90-të vjetorit të mikut tonë të shtrejtë, po kjo fatkeqësisht mbeti e pa realizuar.

Në nëntor 2011, bashkëshortja ime Ferideja dhe unë iu pëgjigjëm ftesës së Antonio Belluscit, me rastin e 50-Vjetorit të tij si prift. Prandaj morem këtë rrugëtim te bukur drejt Frascinetos.

Celebrimi madhështor u mbajt në kishën treqind-vjeçare Arbëreshe Shen Maria e Butë, argëtimi muzikor nga Banda di Doria.

Falë pritjes që na bëri Papas Antonio, personalitet madhor i qytetit dhe komunitetit Italo- Arbëresh, pritja jonë mori formë formale, me gjithë këto ceremoni të traditave Arbëreshe.

Dreka në restorantin lokal, ku grupi i priftënve bashkë me vendasit na u bashkua tavolinës me këngë tipike e tradicionale Arbëreshe na kënaqi zemrat.

Më vonë vizita jonë e paharrueshme te BIBLIOTEKA BELLUSCI me mbarë familjen Bellusci, ku valëvitej flamuri kuqezi dhe u kendua Himni Kombëtar i Shqipërisë.

Pa hyrë shumë në detaje dhe përseritje një artikulli tim të vjetër të vitit 2011 mendova se ende është aktual e vendosa ta ribotoj si pjesë e dytë e kësaj IN MEMORIAM.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Në vijim, e-mail nga Pàpas Antonio me 8 Korrik 2019.

“Sa u Gezova sot kur lexova, i Dashuri dhe i paharruari Sergio! Qe per mua si një diell qe hiri mbrenda te zemra ime, qe me ngrohi, me zbukuroi dhe me butësoi shpirtin!

Nje diell plot me kujtime, me veprimtari,me nderime, me gezime, me bujari !

S’ mund te thuhet.  Jo.

Dhe kur muajin e kalkar shkova në Ostuni me vellaun Tumazin per martesen e Drites, gjatë rrugës mendoja dhe te tjernet vellezer me grate e tyre, femijte e tyre dhe kur nuk ju pe te martesa mu dhemb zemra.

Vellezerit Bytyçi me nenen e tyre Rushë, qe njoha dhe me te cilen kam biseduar, janë per mua nje epope e gjallë.

U, prift arberesh, udhetar ne rruget e botes me LIDHJA në dorë dhe me Kosoven ne zemer, u gjenda te tryeza juaj, te zemrat tuaja, duke shkuar kudo ishte gezim dhe dhimbje shpitërore.

Bashke me ju. Duke jetuar zakonet tuaj dhe duke marrë frymë nga  bujaria juaj shpirterore dhe kulturore.

Ti, Gianni dhe Mike erdhët deri këtu ne Frasnite te Biblioteka.

Te uroj gjithe t’ mirat tij zonjes, vajzavet, miqvet.

I paharrueshëm kujtimi i tij.

Pushuftë në Paqen e Parajsit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat