‘Çmontohet’ grupi kriminal/ Autoritetet spanjolle prangosin 12 anëtarë, mes tyre edhe një shqiptar

Diaspora

‘Çmontohet’ grupi kriminal/ Autoritetet spanjolle prangosin 12 anëtarë, mes tyre edhe një shqiptar

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:28
Organizata kishte kontakte të drejtpërdrejta në vendet kryesore të shitjes së kokainës, si Kolumbia dhe Ekuador

Është sekuestruar një sasi prej 100 kilogramë kokainë nga Policia Kombëtare e Spanjës, e cila mbahej në një kontejner që vinte nga Ekuadori.

Ministria e Brendshme e Spanjës thotë se në operacion u arrestuan 12 anëtarë të grupit kriminal, një nga më aktivët në Evropë dhe Amerikën e Jugut, i përbërë nga shtetas shqiptarë, kolumbianë, marokenë dhe evropianë.

“Organizata kishte kontakte të drejtpërdrejta në vendet kryesore të shitjes së kokainës, si Kolumbia dhe Ekuador, dhe me investitorë të fortë që banonin në Dubai.

Droga, e cila ishte sjellë në Spanjë nga ajri, u gjet brenda një magazine në Fuenlabrada, ku ishte depozituar nga anëtarët e organizatës”, thotë ministria e Brendshme.

Operacioni nisi në fillim të vitit 2023, kur agjentët e Policisë Kombëtare nisën të hetonin një organizatë kriminale ndërkombëtare, me bazë në Costa del Sol dhe të përbërë nga shtetas të Shqipërisë, Kolumbisë, Marokut dhe Suedisë. Anëtarët e këtij grupi kishin kontakte të drejtpërdrejta në qendrat kryesore aktuale të trafikut ndërkombëtar të drogës, si në Kolumbi, Ekuador dhe Dubai.

Kjo organizatë kriminale i dedikohej eksportit të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si nga ajri ashtu edhe nga deti. Pas disa hetimeve, agjentët arritën të lokalizojnë anëtarët e rrjetit kriminal në Costa del Sol dhe Madrid. Përveç kësaj, ata zbuluan një mori takimesh mes tyre për të përgatitur dërgesat e substancave narkotike nga Amerika e Jugut në Spanjë. Nga ana tjetër, u konstatua se ata kryenin udhëtime në vende të tjera, përfshirë Dubain, ku ndodheshin investitorët kryesorë të grupit kriminal dhe u dhanë udhëzime pjesës tjetër të anëtarëve për të kryer biznesin e paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat