Ambasadori i Kosovës në Hungari mirëpret konsullin e nderit të Shqipërisë, Avni Hafuzi

Diaspora

Ambasadori i Kosovës në Hungari mirëpret konsullin e nderit të Shqipërisë, Avni Hafuzi

Nga: Dashnim Hebibi Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:11
Avni Hafuzi dhe Delfin Pllana

Me dy medalje presidenciale nga shteti shqiptar, me plot mirënjohje, i përfshirë në eciklopedinë hungareze, në enciklopedinë angleze në gjuhën hungareze, me shumë miq hungarez, afarist, bëmirës, projektues e realizues i sheshit Skënderbeu, bustit të kryeheroit Skënderbeut në qytetin Eger të Hungarisë, qytet me mbi 90.000 banorë, portretin dhe fjalë të shenjta të së shenjtës Nënë Tereza duke e vendosur nëpër shumë qytete të Hungarisë dhe shumë e shumë kontribute të tjera, Avni Hafuzi me zemër plot, gëzon autoritet edhe te bashkatdhetarë tanë që jetojnë e punojnë në Hungari. 

Sofra e tij është e mbushur gjithmonë me miq, njejt si në Preshevën e tij, që e ka si vulë në zemër. Filantropi Avni Hafuzi, një jetë e kaloi në Hungari, hiq më pak se 50 vjet dhe ate ia fali çështjes kombëtare. Janë të shumta kontributet e tij, aq sa është edhe konsull nderi i Shqipërisë, me nder e mbanë edhe flamurin tonë kombëtar kuq e zi dhe ate hungarez kudo që shkon, sepse siç thotë edhe ai vet, Hungaria historikisht ka qenë afër kombit tonë, duke u nisur nga Skënderbeu. 

Avni Hafuzi nuk është ndalur asnjëhere për çështjen kombëtare. Janë të shumta takimet që i ka pasur me personalitete hungareze. Ka takuar edhe personalitete të kombit tonë sa here që kanë ardhur në Hungari, sepse dyert hapen shumë lehtë në Hungari, aty ku është Avni Hafuzi.

 Ai nuk bënë gjumë të rehatshëm, gjersa ta shoh edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën pjesë të bashkuar të Dardanisë, ashtu edhe siç ishte dikur. Me Hafuzi kontaktuam në lidhje me takimin që ka pasur pas asaj në Ambasadën e Shqipërisë tek ajo e Kosovës në cilësinë e Konsullit të nderit të Shqipërisë. Ai ndër të tjera na tha, se takimi me ambasadorin e ri që ka ardhur të Kosovës ishte i përzemërt dhe i ofruam mbështetje, bashkëpunim në detyrën e tij. 

E njoftuam ambasadorin se komuniteti ynë në Hungari nuk është shumë i madh në numër, por jemi zë i fuqishëm dhe të bashkuar si dhe imazh i mirë për shtetin e popullin ku po jetojmë. Falënderova ambasadorin që na ofroi edhe ai bashkëpunim dhe besoj shumë se do të bashkëpunojmë në të mirë për ruajtjen e imazhit dhe të kontribuojmë që edhe shteti hungarez të investoj në fushën e biznesit në Kosovë. 

Ja se si e përshkruan këtë vizitë në Facebook Ambasadori, Delfin Pllana. "Takim i frytshëm i Ambasadorit Delfin Pllana me afaristin dhe veprimtarin shqiptar, Konsullin e nderit të Shqipërisë në Hungari z. Avni Hafuzi. Ambasadori Pllana e falënderoi Konsullin e nderit Hafuzi për kontributin e tij shumëvjeçar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit të diasporës shqiptare me popullin mik hungarez si dhe për ndihmën e dhënë ndër vite për të afirmuar vlera me karakter kombëtar në fusha të ndryshme të shoqërisë në Hungari. Konsulli i nderit Hafuzi i uroi Ambasadorit Pllana mirëseardhje në Budapest duke ofruar bashkëpunim për të afirmuar edhe më shumë diasporën shqiptare dhe për të hapur mundësi të reja të bashkëpunimit të gjithmbarshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë“. 

Hafuzi, nuk ndalet së projektuari edhe projekte të tjera jetike për të mirën e kombit tonë në Hungari dhe kontributi i tij i deritanishëm është i jashtëzakonshëm dhe i përjetshëm. E për gjithë kontributin e tij të dhënë, bashkatdhetarë tanë që jetojnë e veprojnë në Hungari e kishin udhërrëfyes dhe e kanë, prandaj edhe njihet si emblema e shqiptarëve në Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat