Shtëpi bari në Athinë, arrestohen tre shqiptarë! Sekuestrohet drogë e armë, kush ishte ‘koka’ e grupit

Diaspora

Shtëpi bari në Athinë, arrestohen tre shqiptarë! Sekuestrohet drogë e armë, kush ishte ‘koka’ e grupit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:00
Drogë

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka sekuestruar një sasi droge dhe një pistoletë.

Në kuadër të një aksioni të Departamentit të Anti-Drogës së Athinës u ushtrua kontroll brenda një apartamenti në katin e parë në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës, ku u sekuestruan 20.2 kg marijuanë e llojit “SKUNK”.

Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e cannabis hidroponik.

olicia greke ka vënë në pranga brenda apartamentit shtetasit shqiptarë Agim Kasa 42 vjeç dhe Pllum Kasa 42 vjeç. Nga hetimet rezultoi se ata punonin për llogari të shtetasit tjetër shqiptar, Oresti Metushi 23 vjeç.

Për këtë policia ka ushtruar kontroll në një apartament në katin e dytë në rrugën “Avlonos” nr.102 në Athinë ku u arrit të kapej dhe arrestohej 23 vjeçari. Gjatë kontrollit atij i është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë e llojit “Ekol Tuna” 8 mm me 11 fishekë të të njëjtit kalibër.

Gjatë operacionit policia sekuestroi gjithashtu edhe 4 celularë, 1 peshore elektronike e sende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat