Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me gjysmë kilogramë kokainë

Diaspora

Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me gjysmë kilogramë kokainë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Një 42 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Trentos në Itali për drogë.

Sipas mediave vendase, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po udhëtonte me makinë kur u ndalua nga policia pas një ndjekjeje që nisi në Mattarello.

Në makinë atij iu gjetën 542 gramë kokainë të fshehura në një pjesë, të krijuar pranë kroskotit qendror të makinës.

Poashtu edhe 107 mijë euro cash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat