Filantropi Avni Hafuzi u mirëprit nga Ambasadori i Shqipërisë në Budapest

Diaspora

Filantropi Avni Hafuzi u mirëprit nga Ambasadori i Shqipërisë në Budapest

Nga: Dashnim Hebibi Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:44
Foto nga vendngjarja

Puna dhe kontributi për çështjen kombëtare i filantropit, njëherit Konsull nderi i Shqipërisë, z. Avni Hafuzi, që jeton e vepron në Budapest, jo më pak se 50 vjet njihet nga të gjithë. Ai nuk është ndalur dhe nuk po ndalet duke mbajtur miqësinë e hershme të kombit tonë me popullin hungarez. Nderime të veçanta ka marrë nga shteti hungarez, duke u pasqyruar edhe në enciklopedinë hungareze, pastaj në encikopedinë angleze në gjuhën hungareze dhe në shumë mirënjohje të tjera. Është personalitet i paqes, sportit, kulturës dhe bëmirësisë. Përpos bustit, sheshit dhe tavolinës së sportit të mundjes me duar-Skënderbeu, 6 pemëve të mbjellura në qytetin Eger, aty ku është sheshi dhe busti i Skënderbeut, që jetojnë 100 vjet secila pemë, ai nuk po ndalet edhe me projekte të tjera për të jetësuar zërin shqiptarë në shtetin mik të shqiptarëve në Hungari edhe me vendosjen e portretit të Nënë Terezës nëpër shumë qytete të Hungarisë me vetë kontributin e tij. Ja se çfarë shkruan në profilin e tij në Facebook, ambasadori i Shqipërisë në Budapest, z.Ilirian Kuka pas takimit me z. Avni Hafuzi i cili u mirëprit në cilësinë e Konsullit të Nderit të Shqipërisë.

"Mirëpritëm në ambasadë Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Hungari z. Avni Hafuzi, e falenderova për punën e bërë në promovimin e vlerave shqiptare si vendosja së fundmi e bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu në qytetin e Eger. Folëm për rëndësinë e unifikimit të diasporës shqiptare në Hungari dhe promovimin e vlerave Shqiptare si dhe personaliteteve dhe eventeve që kanë kontribuar ndër vite në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-hungareze.  Traditat dhe kultura në familjet #shqiptare janë të njëjta si në Tiranë, Prishtinë, Sarandë, Preshevë, Tetovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. ".

 Ky personalitet i madh i kombit tonë që vjen nga Presheva, gëzon autoritet edhe nga bashkatdhetarë tanë që jetojnë në gjithë Hungarinë. Sofra e tij është përplot me miq të devotshëm të çështjes kombëtare. Z. Avni Hafuzi për komunitetin tonë në Hungari është simbol i kombit, sepse ai është i pranuar te populli hungarez si miku i madh i tyre, si dikur Heroi ynë i kombit, Skënderbeu. 

Miqësia shqiptaro-hungareze është e shëndosh. Ai ndër të tjera thotë, se populli hungarez ka respekt për popullin tonë sepse dihet bashkëpunimi i kryeheroit tonë, Skënderbeut me heronjtë hungarez. Ne duhet vazhduar bashkëpunimin brez pas brezi dhe ti jemi mirënjohës. Falënderoj pafundësisht ambasadorin për mikëpritje dhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe pash te ai se është modest dhe përfaqëson shtetin tonë denjësisht. 

Ambasadorin e njoh nga angazhimi i tij sa ishte edhe ambasador edhe në shtetin çek. Ne i ofruam bashkëpunim dhe do të jemi afër ambasadorit në interes për shtetin shqiptarë. Takimi ishte miqësor, kuptohet vëllazërisht, unë nga Presheva që më rrah zemra Shqipëri për çdo ditë dhe e ambasadorit që di t’na nderoj si vëllezër". Z. Hafuzi derën e ka të hapur nëpër shumë institucione hungareze dhe ai me modestinë e tij, ka bërë dhe i ruan me dashamirësi shumë miq, personalitete hungareze. Kontributi i z. Avni Hafuzi, do të jetoj për jetë, gjenerat pas gjenerate, sepse ai nuk e shikoi vetëm që konto e tij të jetë e mbushur, por që zëri i kombit tonë paqësor e bëmirës të jetë i shtrirë gjithandej e me këtë rast në Hungari. / Përgaditi: Dashnim Hebibi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat