Ngriti 3 shtëpi bari në Athinë, si u kap gjirokastriti me mbi 54 kg drogë

Diaspora

Ngriti 3 shtëpi bari në Athinë, si u kap gjirokastriti me mbi 54 kg drogë

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Detaje të reja nga zbulimi i 3 banesave ku kultivoheshin lëndë narkotike në Athinë dhe arrestimi i një grupi shqiptaro-gjeorgjian. Operacioni që çoi në sekuestrimin e 1575 bimë kanabis dhe mbi 54 kg drogë, çoi në arrestimin e Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, 39 vjeç dhe babait të tij Agim Kutra, 70 vjeç, të dy nga Gjirokastra. Bashkë me ta u arrestuan dy gjeorgjianë dhe një grek ndërsa u shpall në kërkim shqiptari Ardjan Alikaj 41 vjec.

Kreu i grupit ishte Genti Kutra, i cili deri në 2017 ndodhej i burgosur në Koridhalo për vjedhje e grabitje. Pas daljes nga burgu synonte të godiste tregun spanjoll të cannabisit hidropnik. Për këtë arsye ngriti grupin e tij duke mbajtur pranë njerëz të afërt si në rastin konkret babai i tij Agim Kutra, të cilit i kishte lënë në përgjegjësi një prej shtëpive të barit. T’i afroheshe shtëpive në Malakasa, Ippokrateio Politia dhe Kapandriti ishte shumë e vështirë. Përveç kamerave rreth perimetrit të shtëpive, kishte edhe detektorë lëvizjesh që aktivizoheshin kur dikush afrohej”, thotë një oficer policie që është marrë me rastin.

Prej rreth një muaji, antidroga kishte vënë në shënjestër anëtarët e grupit dhe kryesisht tentonte të lokalizonte shtëpitë ku ndodheshin “serat” e drogës. Operacioni i arrestimit u bë pasditen e së mërkurës kur disa fidanë po transportoheshin nga një shtëpi në tjetrën dhe fillimisht u sekuestrua një sasi cannabisi, vlera e të cilit do të arrinte në dhjetëra mijëra euro nëse do të dilte në treg. E gjithë sasia, sipas policisë, do të arrinte të paktën 1.000.000 euro nëse do dilte në treg.

Siç u dallua nga automjetet luksoze të sekuestruara, një “Porsche”, një “USV” dhe një motoçikletë me motor të madh, grupi kishte financa. Por 39-vjeçari Genti Kutra duket se ka fituar edhe komoditet të madh financiar. Gjatë hetimeve, policia zbuloi se ai kishte bërë lëvizje të ndryshme investimi, banonte në një shtëpi luksoze në Voria Proastia dhe kishte një skaf privat për ekskursionet e tij detare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat