Operacion kundër prostitucionit në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre edhe një grua! Shpallen në kërkim dy të tjerë

Diaspora

Operacion kundër prostitucionit në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre edhe një grua! Shpallen në kërkim dy të tjerë

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia greke ka çmontuar një grup kriminal, anëtarët e të cilit shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Gjatë operacionit policor, u arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore.

Siç rezultoi nga hetimet, të dyshuarit kishin krijuar një grup kriminal, me role të dallueshme, dhe shfrytëzonin femrat në prostitucion, të cilat i dërgonin në shtëpitë publike në zonën e Metaksurgio, duke përfituar nga një pjesë e të ardhurave.

Madje, për t’i shërbyer qëllimit të tyre, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat strehoheshin dhe funksiononin shtëpitë publike. Pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen/mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave.

Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle të njëkohshme në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qira si dhe në një shtëpi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit shqiptarë Marjol Bardhi 36 vjec, Aleksi Muskaj 35 vjec dhe Laureta Bashari 52 vjec si dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune. Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Myfit Ademi 36 vjec dhe Fatjon Gjerani 42 vjec.Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjec si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane nga 31 – 58 vjec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat