Dyshohej se i rridhte gazi në shtëpi, zjarrëfiksja shkon për të ndihmuar shqiptarin në itali, i gjejnë 14 kg drogë

Diaspora

Dyshohej se i rridhte gazi në shtëpi, zjarrëfiksja shkon për të ndihmuar shqiptarin në itali, i gjejnë 14 kg drogë

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 17:53
Ilustrim

Një shqiptar ka rënë në pranagat e policisë italiane. Bëhet me dije se shqiptari është arrestuar pasi në banesën e tij u gjetën 14 kilogramë kokainë.

Siç raportohet zjarrfikësit kishin shkua në shtëpinë e tij se dyshohej për rrjedhje gazi dhe gjatë kontrollit kan gjetur drogën. 

Gjatë ndërhyrjes ata kanë konstatuar kokainën të ndarë në 10 blloqe dhe kanë njoftuar policinë. Mediat italiane kanë bërë të ditur se shqiptari ka tentuar tu arratiset autoriteteve por nuk ja ka arritur. 

Gjithashu i është caktuar paraprakisht nga drejtësia italiane masa e arrestit në shtëpi, por këtë masë ai do ta vuajë në një tjetër banesë, jo në atë që u gjend drog. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat