Përse u vra Ilirjan Minaj? Gruaja dhe vajza e shqiptarit rrëzojnë pretendimet e italianit

Diaspora

Përse u vra Ilirjan Minaj? Gruaja dhe vajza e shqiptarit rrëzojnë pretendimet e italianit

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:03
Në foto autori Riccardo Stefani dhe viktima Ilirjan Minaj

Gruaja dhe vajza e shqiptarit Ilirjan Minaj kanë dhënë një tjetër version për vrasjen e 61-vjeçarit, detaje që e bëjnë edhe më tronditëse ngjarjen e që rëndojnë më tej pozicionin e vrasësit italian.

41-vjeçari Riccardo Stefani pretendon se e vrau shqiptarin në vetëmbrojtje, pasi ishte 61-vjeçari ai që e sulmoi i pari. Në këtë moment, italiani thotë se u fut në shtëpi për t’u mbrojtur. Teksa Minaj, sipas versionit të vrasësit, godiste me forcë derën, aq sa e çau në mes, ai mori thikën. Nuk e hapi derën, por e goditi përtej saj.

Por i gjithë ky version hidhet poshtë nga vajza dhe bashkëshortja e viktimës.

“Nëna e Stefanit kishte mbyllur derën e shtëpisë duke e lënë jashtë të birin. Dera nuk u thye nga im atë, por nga Stefani që hyri me forcë për të marrë thikën”, deklaroi e bija e viktimës, G.Minaj.

Shkak për ngjarjen, sipas Stefanit, u ishin bërë shakatë e mëparshme që kishin pasur mes njëri-tjetrin. Por edhe ky pretendim mohohet nga familja e shqiptarit.

“Nuk ka pasur asnjëherë shaka. Dhe atë natë, nga ana e Stefanit nuk pati asnjë lloj vetëmbrojtjeje të ligjshme”, shtojnë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat