Kërkohej për grabitje, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Diaspora

Kërkohej për grabitje, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi kërkohej për disa grabitje dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti prej 5 qershorit.

Top Channel raporton se Artemio Gjoncari ka rënë në prangat e policisë së Pagratit në Athinë nën akuzën “grabitje në vazhdimësi”.

Siç rezulton nga hetimet e Prokurorisë së Athinës, prej prillit 2024 deri në 5 qershor, Gjoncari, i maskuar shkonte në kioska dhe mini-markete në zonën e Vironas dhe Pagratit dhe nën kërcënimin e një thike, merrte para nga xhiro ditore.

Nga hetimet e deritanishme janë zbuluar 6 raste ku dyshohet se autor është pikërisht 20 vjecari Artemio Gjoncari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat