Aksident i rëndë, shqiptarja përplas për vdekje italianin

Diaspora

Aksident i rëndë, shqiptarja përplas për vdekje italianin

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 19:56
Massimo Tabaço

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 47-vjeçari italian. Viktima është identifikuar si Massimo Tabaço me origjinë nga Aprica, por që prej kohësh jeton në Inzago me familjen e tij.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, pak para orës 7:00, në via Emanuele Filiberto, në periferi të qytetit.

47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi u përplas nga një furgon, që drejtohej nga një vajzë shqiptare 32-vjeçare.

Kjo e fundit është transportuar në spital për shkak të traumave dhe konfuzionit, ndërsa automjeti që drejtonte pas aksidentit që i mori jetën 47-vjeçarit, është përplasur edhe me një pemë.

Drejtueses së mjetit i janë sekuestruar automjeti dhe celulari i saj dhe do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat