Vritet me thikë shqiptarja në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj

Diaspora

Vritet me thikë shqiptarja në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 10:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptare është vrarë në Frosinë të Italisë, nga bashkëshorti i sj 50-vjeçar, piktori Oreste Raponi.

Shkak është bërë një debat, pas të cilit 50-vjeçari ka goditur bashkëshorten shqiptare me thikë.

Debati i çiftit u përshkallëzua pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës së 10 qershorit.

Mediat italiane raportojnë se autori mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ai është arrestuar.

Vrasja ndodhi në via Baisi, në zonën Colle Campagiorni, në zemër të qendrës historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat