Ky është ushtari shqiptar që u arrestua në Greqi, kërkohej në Gjermani për drogë

Diaspora

Ky është ushtari shqiptar që u arrestua në Greqi, kërkohej në Gjermani për drogë

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas një urdhri europian arresti të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Hristos Xheka nga Thumana e Krujës, kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Spartë, për shkak të shtetësisë greke pasi rezulton i lindur në Janinë dhe banues në Athinë.

Me një urdhër europian arresti në dorë, efektivë të policisë së Spartës në bashkëpunim me ata të Githios, e kanë ndaluar sapo ka dalë nga reparti ushtarak.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane prej 8 majit të këtij viti për “shitje të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale”.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari kriminale prej mesit të tetorit 2023 deri në 2 mars 2024 në Dortmund dhe vende të tjera të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat