Goditët grupi kriminal në Francë/ Në pranga “mbreti” shqiptar i kokainës! Sekuestrohen euro, makina luksoze dhe llogari bankare

Diaspora

Goditët grupi kriminal në Francë/ Në pranga “mbreti” shqiptar i kokainës! Sekuestrohen euro, makina luksoze dhe llogari bankare

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Pesë persona, mes tyre edhe mbreti shqiptar i drogës, janë nën hetim në Francë , të përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës nga Belgjika dhe Holanda, sipas një deklarate nga prokurori publik i Annecy.

Rrjeti operonte në Savoie dhe Haute-Savoie, ndërsa nuk përmendet emri i shqiptarit që drejtonte grupin, sipas medias së huaj.

“Ky rrjet i trafikut të drogës, kryesohej nga shtetas shqiptarë”, shpjegoi prokurorja Line Bonnet në një deklaratë për shtyp.

Janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë, 1 kg kokainë me një vlerë totale prej 500 mijë eurosh.

Autoritetet konfiskuan gjithashtu rreth 400,000 euro, automjete luksoze dhe llogari bankare me vlerë  totale prej mbi 1 milion euro.

Furnizuesi, një shtetas shqiptar me bazë në Lion, e merrte drogën nga Belgjika dhe Holanda dhe ua shpërndante shitësve në Savoie dhe Haute-Savoie, veçanërisht në Annecy.

Hetimi gjyqësor filloi në janar të vitit 2023, kur hetimi iu besua njësisë së zbatimit të drogës të Policisë Kriminale Ndërinstitucionale Haute-Savoie. Pesë të dyshuarit janë caktuar në paraburgim të përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat