Greqi/ 35-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një kanal vaditës, ende nuk dihen shkaqet

Diaspora

Greqi/ 35-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një kanal vaditës, ende nuk dihen shkaqet

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 21:15
Ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një kanal vaditës në Koulouta, Imathia.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e kësaj të mërkure nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Vendi ku u gjet i ndjeri nga Shqipëria, është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.

Operacionin e rikuperimit e kanë tentuar 15 zjarrfikës me 4 automjete duke përfshirë edhe ekipin e zhytësve me një varkë shpëtimi.

Policia po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat