Vdes në një plazh të Greqisë, i mituri shqiptar

Diaspora

Vdes në një plazh të Greqisë, i mituri shqiptar

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 19:37
Ilustrim

Një djalë i moshës 6 ose 7 vjeçe, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë teksa po notonte në plazhin e Heraklionit të Greqisë.

Sipas informacioneve të Creta24, Nikolasi i vogël, i cili ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, e cila ndodhet dhjetëra metra larg plazhit , ka shprehur dëshirën që të dalë dhe të notojë.

Të njëjtat informacione thonë se nëna e tij ka refuzuar , por djali i vogël i ka shpëtuar vëmendjes së të ëmës, dhe ka ikur për në plazh.

Fatkeqësisht, pak minuta më vonë Nikolasi i vogël u nxor nga uji pa ndjenja.

Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël me siguri është përfshirë nga një dallgë e fortë.

Kujtohet se një banor i zonës ka parë fëmijën në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Thirrja në EMS është bërë në orën 13:30 dhe mësohet se një djalë i vogël ishte shtrirë me fytyrë përtokë në ujë.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit,  të cilët me ndihmën e  një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë fëmijën.

Në vendngjarje  ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe  fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht pa shenja jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat