Ish-presidentja Kirchner dënohet për korrupsion

Bota

Ish-presidentja Kirchner dënohet për korrupsion

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 23:44
Cristina Kirchner

Ish-presidentja argjentinase, Cristina Kirchner (2007-2015) u dënua sot nga gjykata në lidhje me skandalin e “Fletoreve të Korrupsionit”, që kërkoi heqjen e imunitetit parlamentar për ta vendosur në paraburgim, sipas medias argjentinase.

Gjyqtari Claudio Bonadio dyshon se ajo ka qenë përgjegjëse bashkë me bashkëshortin e saj “Nestor Kirchner”, president nga vitit 2003 deri në vitin 2007, për krijimin e një sistemi korrupsioni në të cilin pronarët e sipërmarrjeve jepnin rryshfete tek funksionarët në këmbim të tregjeve publike.

Skandali i “Fletoreve të Korrupsionit” doli më 1 gusht pas publikimit të përmbajtjes së disa fletoreve në të cilat shoferi i një zëvendësministri shënonte me imtësi pagesat për anëtarët e administratës Krichner, nga ana e krerëve të sipërmarrjeve të ndërtimit dhe të punëve publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat