Asambleja e OKB-së, Netanyahu udhëton drejt New York-ut, pritet të flasë për luftën në Gaza dhe sulmet në Liban

Bota

Asambleja e OKB-së, Netanyahu udhëton drejt New York-ut, pritet të flasë për luftën në Gaza dhe sulmet në Liban

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 10:29
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u nis për në SHBA mëngjesin e kësaj të enjte, për të marrë pjesë në një takim në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të qeverisë së tij.

Netanyahu kishte planifikuar të fluturonte të mërkurën dhe t’i drejtohej OKB-së të enjten, por e shtyu udhëtimin e tij për shkak të luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Netanyahu pritet të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të premten për luftën në Gaza dhe sulmet e njëpasnjëshme në Liban, ku kanë humbur jetën qindra njerëz dhe janë plagosur mijëra të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat