Departamenti amerikan i Shtetit konfirmon vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev

Bota

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmon vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev.

Matthew Miller, zëdhënës i Departametit amerikan të Shtetit, gjatë një konference me gazetarë ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Ukrainë.

“Kemi mësuar se vdekja e tij ishte natyrale”, shtoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe më të dashurve të punonjësit të ambasadës.

Ukrainska Pravda raporton se trupi i tij është gjetur në hotelin Hilton gjatë 25 qershorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat