Sulmi rus në Ukrainën Lindore vret 4 persona , plagos dhjetëra të tjerë

Bota

Sulmi rus në Ukrainën Lindore vret 4 persona , plagos dhjetëra të tjerë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 16:58
Ukrainë

Një sulm rus në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk, vrau katër persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë të hënën, tha guvernatori i rajonit të Donetskut.

“Midis të plagosurve janë dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç. Ata janë në gjendje mesatare deri në të rëndë,” tha guvernatori i rajonit të Donetsk, Vadym Filashkin.

Sipas Filashkin, forcat ruse hodhën dy raketa Iskander-M në Pokrovsk, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 61 mijë banorësh. Disa shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan nga sulmi.

“Ky është një nga sulmet më të mëdha të kohëve të fundit kundër civilëve”, tha ai, duke shtuar se “ndikimi i tij i përgjithshëm ende nuk është përcaktuar”.

Filashkin tha veçmas se një 62-vjeçar u vra në një sulm rus në qytetin Kurakhove, që ndodhet më në jug.

“Rusët hodhën një raketë ajrore të drejtuar mbi qytet dhe një strukturë infrastrukturore u dëmtua,” tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme, shkruan The Moscow Times.

Moska pretendon se ka aneksuar rajonin e Donetskut, së bashku me tre rajone të tjera pjesërisht të okupuara të Ukrainës, në fund të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat