​Ushtarët amerikanë rrëzojnë dronin që po i sulmonte në Sirinë perëndimore

Bota

​Ushtarët amerikanë rrëzojnë dronin që po i sulmonte në Sirinë perëndimore

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Sipas burimeve lokale të dielën, një bazë amerikane në provincën Homs të Sirisë perëndimore u vu nën një sulm me dron.

Droni vetëvrasës u rrëzua nga ushtarët amerikanë në bazën në zonën al-Tanf pranë kufirit me Jordaninë të shtunën vonë, thanë burimet.

Nuk raportohet për të lënduar. Baza amerikane u vu nën një sulm të ngjashëm me dron më 7 prillin e kaluar.

Grupet e mbështetura nga Irani herë pas here synojnë bazat amerikane në bregun lindor të lumit Eufrat duke përdorur raketa dhe drone vetëvrasëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat