Guerilasit në Kolumbi rekrutojnë fëmijë në TikTok, ata fillimisht “zhduken” dhe më pas shfaqen me armë

Bota

Guerilasit në Kolumbi rekrutojnë fëmijë në TikTok, ata fillimisht “zhduken” dhe më pas shfaqen me armë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Luftëtarët që i përkasin grupeve të lidhura me lëvizjen më të madhe rebele të Kolumbisë, po postojnë video në TikTok për të joshur të rinjtë t’u bashkohen atyre.

BBC ka hetuar rritjen e videove të “rekrutimit” guerile, me fraksione disidente që ende nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje me qeverinë kolumbiane.

“Një ose dy fillojnë trendin dhe bëhet modë në klasë”, thotë Lorena (jo emri i saj i vërtetë), një mësuese 30-vjeçare në Kauca, një rajon rural në Kolumbinë jugperëndimore.

Ajo thotë se teksa hyn në klasën e saj, shpesh e takojnë nxënësit që filmojnë veten në telefona, duke vizatuar simbole të frymëzuara nga grupi gueril i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) tashmë të çmobilizuar, ose duke vallëzuar me melodi revolucionare.

Lorena, e cila kërkoi të mbetej anonime për sigurinë e saj, thotë se kjo lloj sjellje pro-guerrile është bërë gjithnjë e më e zakonshme mes nxënësve.

“Dikur ishte më e fshehtë… [por] është normalizuar plotësisht”, tha ajo në një intervistë me BBC.

“Mjerisht, janë një ose dy [nxënës] që fillojnë të shohin videot [në Tiktok] në një klasë – dhe më pas bëhet trendi”, shtoi ajo.

Ajo tha se nxënësit më pas zhduken shpesh dhe herën tjetër që i sheh ata po shfaqen në videot e TikTok – të armatosur dhe të veshur si luftëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat