Ukraina rrëzon dronët dhe raketat ruse në mbi 10 rajone

Bota

Ukraina rrëzon dronët dhe raketat ruse në mbi 10 rajone

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Forca ajrore ukrainase thotë se ka rrëzuar pesë nga nëntë raketa dhe të 27 dronët e lëshuar nga Rusia në 10 rajone. 

Ukraina Lindore ishte objektivi kryesor, veçanërisht rajoni Dnipropetrovsk, tha ushtria. 

Guvernatori i Dnipropetrovsk tha se forcat ajrore rrëzuan pesë dronë dhe katër raketa mbi rajonin e tij.

Tre burra u plagosën dhe shtatë shtëpi u dëmtuan, tha ai. 

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi të gjitha armët ajrore ndërsa ato iu afruan kryeqytetit.

Nuk raportohet për dëme apo lëndime. 

Katër dronë u rrëzuan mbi rajonin qendror të Vinnytsia, tha guvernatori lokal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat