LIVE: ‘Goditje e fuqishme’ për Putinin, pritet vendim i ashpër ndaj Rusisë - një lëvizje e paparashikueshme do…!

Bota

LIVE: ‘Goditje e fuqishme’ për Putinin, pritet vendim i ashpër ndaj Rusisë - një lëvizje e paparashikueshme do…!

Nga: Bota sot Më: 20 qershor 2024 Në ora: 06:27 Përditësuar në ora: 19:24 më 20.06.2024
Vladimir Putin

Rumania i dërgon Ukrainës kundërajror Patriot

Anëtarja e NATO-s, Rumania, njoftoi të enjten se do t’ia dërgojë Ukrainës një kundërajror Patriot, pas kërkesës së Kievit për ndihmë në luftën e tij kundër forcave pushtuese të Rusisë.

“Duke e marrë parasysh përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Ukrainë... anëtarët e këshillit vendosën t’ia dhurojnë Ukrainës një sistem Patriot, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët”, tha Këshilli Suprem për Mbrojtje Kombëtare i Rumanisë.

Donacioni u bë “me kusht që vendi ynë vazhdon bisedimet me aleatët, në veçanti me SHBA-në, për pranimin e një sistemi të ngjashëm apo barasvlershëm” për ta mbrojtur hapësirën tonë ajrore, thuhet në njoftim.

Derisa Kievi po bën thirrje për më shumë kundërajrorë Patriotë, vendet e NATO-s kanë ngurruar t’ia japin të tillë, pasi duan ta mbrojnë hapësirën e vet ajrore.

Së voni, Gjermania njoftoi se do t’ia dërgojë Ukrainës kundërajrorin e tretë Patriot, derisa Shtetet e Bashkuara pritet t’ia dhurojnë një bateri të dytë Kievit, sipas mediave amerikane.

Rumania e nënshkroi një marrëveshje në vlerë 4 miliardë dollarë për shtatë bateri Patriote me SHBA-në më 2017, që është marrëveshja më e madhe për mbrojtjen në historinë e saj.

Dy prej katër kundërajrorëve që i ka marrë deri tani, janë plotësisht funksionalë.

Rumania i ka dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, por nuk ka pranuar të tregojë shkallën e mbështetjes, për shkaqe sigurie.

Ajo është zotuar edhe t’i stërvitë pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16, në një qendër rajonale të përuruar në nëntor 2023./REL

Tre të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë, thanë zyrtarët.

Fshati Rozkishne, rreth 25 kilometra larg vijës së frontit, ishte cak i sulmeve, thanë prokurorët rajonalë në Telegram.

Sipas të dhënave të para, trupat ruse përdorën sistemin Smerch, për të kryer sulme me municione thërrmuese, thanë ata.

Në mesin e të plagosurve është edhe një djalë 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital.

Katër shtëpi, vetura dhe një tubacion gazi u dëmtuan gjatë sulmit, njoftuan ata.

Rusia kreu sulme me raketa dhe dronë gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë në katër rajone, tha kompania kombëtare e energjisë, Ukrenerho më 20 qershor.

Përveç Donjeckut, u sulmuan edhe rajonet Vinitsjas, Dnipropetrovski dhe Harkiv.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia sulmoi Ukrainën më 20 qershor me nëntë raketa dhe 27 dronë.

Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar të gjithë dronët dh pesë raketa./REL

Putini nënshkruan dhjetëra marrëveshje me Vietnamin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i nënshkroi së paku dhjetëra marrëveshje me homologun e vet vietnamez, To Lam, dhe tha se është i gatshëm ta furnizojë Vietnamin me lëndë djegëse fosile dhe gaz natyror, gjatë një vizite shtetërore të enjten.

Putini e vizitoi Vietnamin në kohën kur Moska po përballet me izolim ndërkombëtar për shkak të veprimeve të saj ushtarake në Ukrainë.

Lideri rus dhe presidenti To Lam u pajtuan ta thellojnë bashkëpunimin në fushat si, arsim, shkencë dhe teknologji, në fushën e kërkimeve të gazit dhe naftës, si dhe në shëndetësi. Rusia dhe Vietnami u pajtuan gjithashtu të punojnë për një udhërrëfyes për një qendër të ekologjisë bërthamore dhe shkencore në Vietnam.

Nga 12 marrëveshjet që u bënë publike, asnjëra prej tyre nuk ndërlidhet me mbrojtjen. Por, Lam tha se ka marrëveshje të tjera të cilat s’u bënë publike.

Ai shkoi në Vietnam nga Koreja e Veriut, ku me liderin e këtij shteti, Kim Jong Un, nënshkroi një marrëveshje, sipas së cilës, Peniani dhe Moska zotohen se do të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të ndonjë lufte.

Pas bisedimeve, Putini dhe se Rusia dhe Vietnami janë të interesuara për ta “zhvilluar një arkitekturë të besueshme të sigurisë” në rajonin e Azi-Paqësor, ku nuk ka vend për “blloqe të mbyllura politiko-ushtarake”.

Ai shtoi se të dyja vendet duan ta “thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri, për t’u përballur me sfidat jotradicionale të sigurisë”.

Putin arriti në Pallatin presidencial të Vietnamit më 20 qershor, ku u prit nga nxënës që mbanin në duar flamuj të Rusisë dhe Vietnamit.

Vizita e Putinit në Vietnam ka nxitur reagim të ashpër nga Ambasada amerikane në këtë shtet.

Shumë ka ndryshuar që nga vizita e fundit që Putin zhvilloi në Vietnam më 2017. Rusia tani përballet me sanksione nga Perëndimi, përfshirë nga SHBA-ja, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Më 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një fletarrestim për Putinin në akuza për krime lufte. Kremlini mohon akuzat dhe ka theksuar se Moska nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate.

Hanoi dhe Moska kanë raporte diplomatike që nga viti 1950 dhe këtë vit shënohet 30-vjetori i traktatit për “raporte miqësore” mes Vietnamit dhe Rusisë.

Vietnami po ashtu ka qëndruar neutral sa i përket pushtimit rus të Ukrainës. Por, ky neutralitet ka qenë i vështirë për shtetin, teksa Ambasada e SHBA-së në Hanoi ka kritikuar vizitën e Putinit duke thënë se “asnjë shtet nuk duhet t’i japë Putinit platformë për të promovuar luftën e tij të agresionit dhe për të lejuar që të normalizojë mizoritë e tij”.

Nëse Putini lejohet të udhëtojë lirshëm “kjo mund të normalizojë shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar”, tha Ambasada amerikane.

Ndërkaq, raportet tregtare mes Rusisë dhe Vietnamit ishin në vlerë prej 3.6 miliardë dollarësh më 2023 dhe 171 miliardë dollarë me Kinën dhe 111 miliardë me Shtetet e Bashkuara.

Që nga viti 2000, Rusia ka rreth 80 për qind të importeve të armëve të Vietnamit. Viteve të fundit këto importe kanë rënë për shkak të përpjekjeve të Vietnamit për të diversifikuar furnizimet./REL

BE-ja bie dakord për sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë, duke synuar për herë të parë gazin rus

BE-ja ka rënë dakord të vendosë një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar për herë të parë furnizimet me gaz natyror të lëngshëm (LNG), të cilin disa shtete anëtare të bllokut vazhdojnë ta blejnë pavarësisht luftës në Ukrainë.

Bëhet e ditur se sanksionet përfaqësojnë paketën e 14-të të zbatuar që nga shkurti i vitit 2022 dhe vijnë në një kohë delikate në fushën e betejës, ndërsa trupat ruse përpiqen të fitojnë territore të tjera ukrainase.

Paketa është rezultat i negociatave të stërzgjatura midis ambasadorëve, të cilët kaluan javë të tëra duke diskutuar mbi detaje shumë teknike.

Miratimi i saj u vonua disa herë për shkak të rezervave të shprehura nga disa vende, përfshirë Hungarinë, e cila më parë ishte zotuar të bllokonte çdo sanksion në sektorin e energjisë.

Megjithatë, pengesa e fundit ishte Gjermania me klauzolën “jo Rusisë”. Brukseli i dha shtetit gjerman më shumë kohë për t’i zgjidhur gjërat, duke pritur përfundimin e takimit të G7 në Itali dhe Samitit të Paqes në Zvicër. E së fundmi, vendi ka sinjalizuar se ka përparime që i hapin rrugë marrëveshjes.

Megjithatë, kufizimit të gazit i mungon një ndalim i përgjithshëm i importit, siç bëri blloku më parë me qymyrin dhe naftën, dy nga burimet më të mëdha të të ardhurave ruse.

Në vend të kësaj, vendet do të lejohen të blejnë gazin rus, por do t’u ndalohet rieskportimi i tij në vende tjera, shkruan euronews.

Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), një organizatë e pavarur që gjurmon lëndët djegëse ruse, vlerëson se në vitin 2023 blloku pagoi 8.3 miliardë euro për 20 miliardë metra kub gaz rus, që përfaqëson 5 për qind të totalit.

Rreth 22 për qind e këtyre furnizimeve janë transmetuar globalisht, me 1,6 metra kub të dërguara në shtetet tjera anëtare, sipas CREA-s. Pjesa tjetër ka shkuar në Kinë, Indi dhe Turqi .

Por, sanksionet e reja evropiane synojnë të frenojnë këtë biznes fitimprurës dhe të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të mbledhur fonde për luftën e saj në Ukrainë.

Siç raportohet, sanksionet synojnë edhe tre projekte LNG me bazë në Rusi, të cilat ende nuk janë funksionale, si Arctic LNG 2, Ust Luga dhe Murmansk.

Kufizime të tjera trajtojnë përdorimin e filialeve nga kompanitë e BE-së të vendosura jashtë bllokut që po shfrytëzohen për të ridrejtuar mallrat e ndaluara drejt Moskës.

Kjo paketë goditëse do t’i mohojë më tej Rusisë qasjen në teknologjitë kryesore”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Kjo do t’i heqë Rusisë të ardhura të mëtejshme nga energjia. Dhe do të trajtojë flotën hije të Putinit dhe rrjetin bankar në hije jashtë vendit”, shtoi ajo.

Ndryshe, paketa e 14-të përfshin edhe “mjete juridike” për të lejuar kompanitë të kërkojnë kompensim për dëmet e shkaktuara nga Rusia.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi pas publikimit të tyre në gazetën zyrtare të BE-së, që pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. 

Një rrezik i ri po shfaqet në Evropë, njeriu që mund të ‘asgjësojë’ Macronin shpalos planet e tij, një lëvizje e paparashikueshme do të zemërojë Ukrainën

Një dekadë më parë Jordan Bardella ishte një adoleshent i thjeshtë, duke kaluar orë të tëra pas shkollës duke qëlluar kundër luftëtarëve të armikut në videolojërat "Call of Duty".

Sot, lideri 28-vjeçar i Rally Kombëtare të së djathtës mund të jetë disa javë larg që të bëhet kryeministër i Francës, dhe më i riu i saj ndonjëherë ndonjëherë. Pas zgjedhjeve legjislative me dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, partia e tij mund të fitojë mjaft vende për të formuar një qeveri.

Ngjitja e partnerit të Marine Le Pen nga errësira në majë të posteve të larta është një nga më të pamundurat në politikën moderne franceze, siç shkruan prestigjozja “The Economist”. Bardella i dha një goditje vendimtare aleancës së Presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet evropiane.

Ai njihet nga ndjekësit e tij si një figurë transformuese. Jordan Bardella, i cili mori drejtimin e Tubimit Kombëtar (RN) në 2022, pati një ndikim të rëndësishëm në zgjedhjet evropiane duke siguruar dy herë më shumë vota se aleanca centriste e Presidentit Emmanuel Macron.

“Bashkatdhetarët tanë kanë shprehur dëshirën për ndryshim”, tha Bardella. Megjithatë, ai dukshëm është një rrezik për presidentin dhe idetë e tij për Francën, por edhe për Evropën.

Kush është Bardella?

Bardella, bëri fushatë për kufizimin e lëvizjes së lirë të emigrantëve duke kryer kontrolle kufitare kombëtare dhe duke tërhequr rregullat e BE-së për klimën. Partia nuk dëshiron më të largohet nga BE dhe euro, por synon t'i dobësojë ato nga brenda.

I akuzuar në një debat televiziv para zgjedhjeve se ka sjellë fundin e BE-së, Bardella u kundërpërgjigj: "Unë nuk jam kundër Evropës. Unë jam kundër mënyrës se si funksionon Evropa".

Duke synuar një pozicion të rëndësishëm pushtetar në Evropë pas zgjedhjeve, Bardella e ka distancuar partinë e tij nga aleati gjerman Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke deklaruar se nuk do të rreshtohet më me fraksionin në Parlamentin Evropian pas një sërë polemikash.

Si një euroskeptik, ndoshta nuk është për t'u habitur që ai duket më pak i përkushtuar në punën e tij në Parlamentin Evropian, ku nuk ka iniciuar asnjë raport parlamentar dhe anashkalon tre të katërtat e mbledhjeve të komisionit të tij parlamentar. Kritikët e akuzojnë atë se shpenzon shumë kohë për imazhin e tij në kurriz të çështjeve vendimtare politike.

Planet për Ukrainën

Bardella, tha se ai do të siguronte municion për Ukrainën, por nuk do të dërgonte trupa franceze në vendin e shkatërruar nga lufta dhe as nuk do të dërgonte raketa me rreze të gjatë veprimi nëse ai emërohet kryeministër.

"Pozicioni im nuk ka ndryshuar, dhe ai është të mbështes Ukrainën duke ofruar pajisje mbrojtëse, municione, mbështetje logjistike operacionale dhe armatime mbrojtëse për t'i mundësuar Ukrainës të mbrojë veten për të mbajtur frontin," u tha Bardella gazetarëve të mërkurën.

"Ndryshe nga presidenti Emmanuel Macron, unë jam kundër dërgimit të trupave dhe ushtarëve francezë në Ukrainë," tha ai, duke shtuar se çizmet në terren ishin "një vijë e kuqe".

Bardella përjashtoi dërgimin e raketave me rreze të gjatë që mund të godasin territorin rus,  sipas Reuters. Parisi dhe Kievi po finalizojnë planet për të dërguar trajnerë perëndimorë, përfshirë ata francezë, në Ukrainë, por tani planet janë në rrezik.

Rrezik për Francën

"Unë nuk kam ndërmend të dobësoj zërin dhe angazhimin e Francës në skenën ndërkombëtare dhe do të jem jashtëzakonisht i respektueshëm për këtë," u tha Bardella gazetarëve, duke përsëritur se partia e tij nuk dëshiron më që Franca të tërhiqet nga komanda e integruar e NATO-s për aq kohë sa lufta në Ukrainë po vazhdon.

Ndërsa Bardella dënoi "shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës nga Kremlini", ai shtoi se ai dëshiron "të shmangë çdo rrezik të përshkallëzimit me Rusinë, sepse Rusia është një fuqi bërthamore dhe unë jam i përkushtuar për kthimin e paqes dhe stabilitetit politik në këtë rajon."

"Unë dua që Franca të jetë në gjendje të vazhdojë riarmatimin e saj. Ambicia ime është të siguroj sovranitetin dhe autonominë strategjike”, tha Bardella.

Putin dhe Kim Jong Un, “çifti” me mision të dyfishtë dhe përpjekja e tyre për të vendosur një rend të ri botëror

Putin dhe Kim Jong Un janë si një “çift” i çuditshëm. Të dy janë diktatorë, të këqij, brutalë dhe të papërgjegjshëm në mënyrat e tyre të ndryshme. Qëllimi i tyre në jetë është përmbysja e rëndit global të pas vitit 1945, duke sfiduar SHBA-në.

Dhe të dy janë të sanksionuar, të përjashtuar nga vendet e perëndimit.

Këto frika ka të ngjarë të intensifikohen pas samitit të Phenianit, simbolik dhe thelbësor. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dhe Vladimir Putin i Rusisë  kanë një qëllim të përbashkët: konsolidimin e vendit të tyre në një aleancë anti-perëndimore, antidemokratike, që përfaqëson gjoja një “rend të ri botëror”. , nga Kina në Iran.

Ashtu si shumica e liderëve botërorë, Putini, partneri dominues në një marrëdhënie të çuditshme, i kushtoi pak vëmendje Kim përpara pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia dy vjet më parë. Gjithçka ndryshoi me fillimin e luftës.

Ishte një dhuratë për Kim. Ideja e tij për diplomacinë ndërkombëtare është që të lëshojë kërcënime për të përvetësuar levën që përndryshe i mungon.

Përpjekjet e tij sillen kryesisht rreth testimit të raketave balistike me rreze veprimi gjithnjë e më të gjatë, të afta për të goditur bregun perëndimor të SHBA-së (si dhe Korenë e Jugut dhe Japoninë), dhe zhvillimin e bombave bërthamore dhe kokave të luftës të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut njohu republikat e Donetskut dhe Luhanskut të pushtuara nga Rusia në korrik 2022. Dhe, sipas qeverive të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, Kim i ka ofruar Rusisë dhjetëra raketa balistike, mbetjet e disa prej tyre thuhet se janë gjetur në Kharkiv rajoni i Ukrainës dhe mbi 11,000 kontejnerë municionesh, që përmbajnë miliona predha artilerie.

Në këmbim, apo ashtu siç besojnë vendet perëndimore, Putini po ndihmon Kim të përmirësojë teknologjitë e tij bërthamore, raketore dhe hapësinore.

Kjo marrëdhënie në lulëzim ka të bëjë shumë më tepër sesa armë.

Putin e shprehu atë në një artikull të botuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut.

“Ne do të zhvillojmë mekanizma alternative të tregtisë që nuk kontrollohen nga perëndimi dhe së bashku do t’i rezistojmë kufizimeve sanksioneve të njëanshme jolegjitime,” shkroi ai.

“Në të njëjtën kohë, ne do të ndërtojmë një arkitekturë sigurie të barabartë dhe të pandashme në Euroazi, pavarësisht presionit, shantazhit dhe kërcënimeve ushtarake të SHBA-së.”

Goditja e sanksioneve është bërë një specialitet rus që nga viti 2022.

Duke mbështetur sanksionet ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Phenianit për vite në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia ka filluar të vërë veton ndaj masave dhe monitorimit më të ashpër.

Putin dhe Kim po ushqejnë në vend të kësaj “një marrëdhënie të pathyeshme”. Putin ndoshta mendon se e gjithë kjo është shumë e zgjuar. Në fakt, politika e tij pasqyron një shkallë dëshpërimi ndoshta dhe negative.

Putini është i izoluar diplomatikisht, dhe në një shkallë më të vogël ekonomikisht, në një masë të dëmshme.

Në vitet e kaluara, ideja që Rusia (dhe para kësaj, Bashkimi Sovjetik) të kishte nevojë për mbështetjen e varfëruar të Koresë së Veriut do të ishte përballur me tallje.

Një tjetër dobësi e mundshme e lojërave të pushtetit të Putinit në Azinë Lindore është pikëpamja e dyshimtë e marrë nga Kina, aleati i tij shumë më i rëndësishëm “pa kufij”.

Historikisht, Pekini ka pasur ndonjëherë një marrëdhënie të vështirë me fqinjin e tij të paqëndrueshëm, veçanërisht për kërcënimet e tij bërthamore destabilizuese rajonale. Ndikimi i Kinës mund të mbivlerësohet shumë, pavarësisht nga varësia energjetike dhe tregtare e Koresë së Veriut.

Muajin e kaluar, Kim reagoi me zemërim ndaj bisedimeve midis Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut për denuklearizimin, duke i quajtur ato një “provokim të rëndë politik “.

Ai është zotuar të mos heqë dorë kurrë nga armët e tij bërthamore. Kuptohet se Kina shqetësohet se një partneritet dypalësh i llojit që Putini do të shpallë, i bazuar në armët bërthamore, një ditë mund të kërcënojë sigurinë e saj.

Miqësia e pafundme kino-ruse nuk është e garantuar. Administrata Biden është plotësisht e vetëdijshme për implikimet negative strategjike dhe gjeopolitike të thellimit të lidhjeve Rusi-Kore e Veriut.

Por ajo ka bërë pak në aspektin praktik për të penguar procesin.

Që nga presidenca e Trump, kontaktet me Veriun kanë qenë minimale. Duke vizituar zonën e demilitarizuar të Panmunjom në prill, Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB, u ankua se Moska dhe Pekini po shpërblenin “sjelljen e keqe” të Koresë së Veriut duke e mbrojtur atë nga sanksionet.

Duke pranuar mungesën e levave të SHBA-së, Thomas-Greenfield i kërkoi Rusisë dhe Kinës “të ndryshojnë kursin dhe të nxisin Phenianit të zgjedhë diplomacinë dhe të vijë në tryezën e negociatave për t’u angazhuar për dialog konstruktiv”.

Por siç tregon vizita e tij, Putini, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping dhe vetë Kim thjesht nuk do të dëgjojnë. Koreja e Veriut është vetëm një pjesë në një tabelë shahu shumë më të madhe të shekullit të 21-të.

Si në Ukrainë ashtu edhe në Gaza, bota e vjetër e pax Americana dhe një rend ndërkombëtar i bazuar në Kartën e OKB-së po vdes para syve tanë.

Marrëveshja Rusi-Kore e Veriut, Japonia e shqetësuar: Shkel rezolutat e OKB-së

Tokio është “thellësisht i shqetësuar që presidenti Putin nuk e ka përjashtuar bashkëpunimin ushtarak-teknik me Korenë e Veriut”. Kështu tha sot në një konferencë për shtyp Yoshimasa Hayashi, zëdhënës i qeverisë japoneze.

“Ky lloj bashkëpunimi mund të përbëjë shkelje të drejtpërdrejtë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për sa i përket ndikimit të tij në sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”, shtoi ai.

“Përkundër dëshirës së komunitetit ndërkombëtar, Rusia bleu armë dhe municione, duke përfshirë raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe i përdori ato në Ukrainë, në kundërshtim flagrant me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha më tej zëdhënësi i ekzekutivit të Tokios.

Më herët edhe Koreja e Jugut shprehu shqetësimin për këtë marrëveshje duke thënë se shkelen rezolutat e OKB-së.

Rusia hodhi në mënyrë të pashpjegueshme tri bomba në ‘territorin e saj’, në vetëm një javë

Kanali rus i medias opozitare Astra raportoi të mërkurën se forcat e Kremlinit kishin “shkarkuar” tri bomba sovjetike këtë javë në rajonet e kontrolluara nga Rusia.

Nuk u raportua për të lënduar, por Astra vlerësoi se incidentet e reja nënkuptojnë se Rusia ka hedhur gjithsej 103 bomba në territoret e saj në katër muajt e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

Media e pavarur, e cila është me zë kritik ndaj pushtimit rus të Ukrainës, shkroi në një postim në Telegram se një bombë u gjet të hënën në fshatin Krapivnoye në Belgorod.

Një tjetër u gjet në fshatin Dobroye në Lipetsk atë ditë, raportoi Astra, duke cituar burime në shërbimet lokale të urgjencës.

Bomba e tretë u gjet të martën në Tseplyaevo-Vtoroe, një fshat në Belgorod, shtoi Astra.

Të tri fshatrat ndodhen në rajone afër Ukrainës.

Megjithatë, është e paqartë nëse ndonjë nga municionet shpërtheu.

Kremlini ka pranuar “shkarkime” aksidentale edhe më parë, duke përfshirë atë në prill të vitit 2023, kur një Su-34 bombardoi një zonë banimi në Belgorod dhe plagosi dy gra.

Vlerësimi i Astra vjen mes raporteve të shumta të forcave të Kremlinit që shkarkojnë aksidentalisht municione për muaj të tërë mbi territoret e pushtuara nga Rusia ose në Rusi.

Dhe Belgorod, një rajon përgjatë kufirit të Ukrainës, ka marrë shumicën e sulmeve të dukshme të vetëshkaktuara.

Një shembull ekstrem përfshin raportet më 4 maj se një FAB-500 kishte rënë në një zonë civile, duke dëmtuar 30 shtëpi dhe duke plagosur shtatë persona.

Ndërkohë, Ruslan Leviev, një analist rus supozoi këtë javë se aksidentet mund të shkaktohen nga mangësitë në municionet ruse.

Kina është fuqia e vërtetë në miqësinë e lulëzuar të Putinit dhe Kim

Nga: A.Sh

Përqafimi i mirëseardhjes në pistë në orën 03:00, garda e nderit e ushtarëve të hipur, portretet e mëdha të Kim Jong Un dhe Vladimir Putin të varura krah për krah në qendër të Phenianit - e gjithë kjo ishte krijuar për të shqetësuar Perëndimin.

Vizita e parë e Putinit në Phenian që nga viti 2000 ishte një shans për Rusinë dhe Korenë e Veriut që të shfaqnin miqësinë e tyre. Dhe e treguan atë që bënë, me zotin Kim që deklaroi "mbështetjen e tij të plotë" për pushtimin rus të Ukrainës.

Seuli, Tokio, Uashingtoni dhe Brukseli do të shohin rrezik të madh në ato fjalë dhe në takimin e menaxhuar nga skena. Por fakti është se të dy liderët mendojnë se kanë nevojë për njëri-tjetrin - zoti Putin kërkon shumë municion për të vazhduar luftën dhe Koreja e Veriut ka nevojë për para.

Megjithatë, fuqia e vërtetë në rajon nuk ishte në Phenian – dhe as nuk donte të ishte. Putin dhe Kim po lidheshin në pragun e Kinës dhe kështu do të kishin qenë të kujdesshëm për të provokuar Pekinin, një burim jetik i tregtisë dhe ndikimit për këto dy regjime të sanksionuara.

Edhe pse Putin përshëndet "miqësinë e tij të fortë" me Kim, ai duhet të dijë se ajo ka një kufi. Dhe ky kufi është presidenti kinez Xi Jinping.

Një Pekin i kujdesshëm po shikon

Ka disa shenja që zoti Xi nuk e miraton aleancën në rritje mes dy aleatëve të tij.

Raportet sugjerojnë se Pekini i kërkoi Presidentit Putin të mos e vizitonte Phenianin menjëherë pas takimit me Presidentin Xi në maj. Duket se zyrtarëve kinezë nuk u pëlqente që optika e Koresë së Veriut të përfshihej në atë vizitë.

Xi është tashmë nën presion të konsiderueshëm nga SHBA-ja dhe Evropa për të shkurtuar mbështetjen për Moskën dhe për të ndaluar shitjen e komponentëve që po nxisin luftën e saj në Ukrainë.

Dhe ai nuk mund t'i injorojë këto paralajmërime. Ashtu siç bota ka nevojë për tregun kinez, Pekini gjithashtu ka nevojë për turistë dhe investime të huaja për të luftuar rritjen e ngadaltë dhe për të ruajtur vendin e tij si ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Ajo tani po ofron udhëtim pa viza për vizitorët nga pjesë të Evropës, si dhe nga Tajlanda dhe Australia. Dhe pandat e saj po dërgohen sërish në kopshtet zoologjike të huaja.

Perceptimet kanë rëndësi për liderin ambicioz të Kinës, i cili dëshiron të marrë një rol më të madh global dhe të sfidojë SHBA-në. Ai sigurisht që nuk dëshiron të bëhet një paria ose të përballet me presionin e ri nga Perëndimi. Në të njëjtën kohë, ai ende po menaxhon marrëdhëniet e tij me Moskën.

Putin dhe Kim premtojnë ndihmë reciproke kundër 'agresionit'

Nga: A.Sh

Vladimir Putin dhe Kim Jong Un kanë nënshkruar një marrëveshje duke u zotuar se Rusia dhe Koreja e Veriut do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast të "agresionit" kundër secilit vend.

Presidenti rus e bëri njoftimin pas bisedimeve me Kim gjatë një vizite luksoze në Phenian, e para e tij që nga viti 2000.

Kim tha se marrëdhënia e tyre e çoi në "një nivel të ri, të lartë aleance".

Pakti çimenton një partneritet që lulëzon me shpejtësi që ka shqetësuar Perëndimin. Ajo gjithashtu mund të ketë pasoja të rëndësishme për botën, thonë vëzhguesit.

Çdo lloj traktati i mbrojtjes reciproke mund të shohë që Moska të ndihmojë Phenianin në një konflikt të ardhshëm në gadishullin Korean, ndërsa Koreja e Veriut mund të ndihmojë hapur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Kim tashmë akuzohet se ka furnizuar Rusinë me armë, ndërsa Putin mendohet se po u jep koreano-verior teknologjinë hapësinore që mund të ndihmojë programin e tyre raketor. Të dy u takuan për herë të fundit në Rusi në shtator.

Të mërkurën ata nënshkruan një "marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti" që përfshin një klauzolë ku ata ranë dakord të ofrojnë "ndihmë reciproke në rast agresioni" kundër secilit vend, tha Putin. Ai nuk shpjegoi se çfarë do të përbënte agresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat