Shpërthimet vdekjeprurëse tronditin Çadin pas zjarrit në një depo municionesh

Bota

Shpërthimet vdekjeprurëse tronditin Çadin pas zjarrit në një depo municionesh

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh në një depo municioni ushtarak në Çad ka vrarë të paktën nëntë persona dhe ka plagosur 46 të tjerë, tha ministri i Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve rrezikon të rritet pasi shumë prej të plagosurve ishin në një gjendje “jashtëzakonisht të rëndë”, u tha gazetarëve Abdelmadjid Abderahim.

Për rreth gjysmë ore gjatë natës kanë zgjatur shpërthimet nga depoja në zonën Goudji të kryeqytetit, N’Djamena.

Depoja e armëve në Goudji është arsenali kryesor i vendit dhe ndodhet në veri të qytetit pranë selisë ushtarake, bazës së ushtrisë franceze dhe aeroportit. Në lagje ka edhe shumë shtëpi banimi.

Më herët, ministri i Jashtëm, Abderaman Koulamallah, tha për mediat franceze se shkaku i zjarrit ishte aksidental dhe shumë më pak njerëz kishin vdekur sesa ishte frikësuar fillimisht.

Të mërkurën në mëngjes, presidenti Mahamat Idriss Déby vizitoi vendin e incidentit dhe ata që po

Franca aktualisht ka rreth 1,000 trupa në Çad për të luftuar grupet xhihadiste në të gjithë Afrikën Perëndimore.

Trupat e Çadit kanë luajtur gjithashtu një rol jetik në luftimin e militantëve islamikë në rajon, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat