Përdhunohet nga 3 të mitur 12-vjeçarja hebreje në Francë

Bota

Përdhunohet nga 3 të mitur 12-vjeçarja hebreje në Francë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Një vajzë 12-vjeçare raportoi se ishte përdhunuar sepse ishte hebreje. Ngjarja ka ndodhur në Francë, në periferi të Parisit. Sipas asaj që shkruan gazeta Le Parisien, vajza e shoqëruar nga prindërit e saj ka denoncuar në komisariatin e Courbevoie, në periferi të kryeqytetit, se është përdhunuar. Ajo tha se ishte me një shoqe kur 3 bashkëmoshatarë, duke përfshirë edhe ish-të dashurin e saj, gjithashtu 12 vjeç, e çuan në një hangar të braktisur dhe më pas e rrahën dhe e ofenduan për shkak të fesë së saj. Viktima më pas u përdhunua. Tre sulmuesit e dyshuar u arrestuan.

Hetimet e kryera nga prokuroria bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të dhunës, të cilët janë 12, 13 dhe 14 vjeç. Të tre u vendosën në paraburgim, më i riu iu besua një qendre për të mitur.

Akuzat me të cilat përballen janë të rënda, nga dhuna e rënduar seksuale deri te kërcënimet me vdekje, të gjitha të rënduara nga fakti se ato janë kryer në lidhje me përkatësinë e fesë së viktimës. Të 3 të miturit e pranuan pjesërisht fajin, duke pretenduar se kishin vepruar “për hakmarrje”, pretendon Le Parisien, duke shpjeguar se ish-i dashuri i viktimës ishte “shumë i zemëruar, sepse vajza i kishte fshehur atij se ishte nga feja hebraike”.

Fraza dhe imazhe antisemite u gjetën në celularin e djalit, duke përfshirë ato të një flamuri të djegur izraelit. Një tjetër prej autorëve të dyshuar ka rrëfyer në polici se e kishte goditur viktimën pasi kishte përdorur fjalë fyese ndaj Palestinës. Viktima është dërguar në qendrën mjekësore-juridike ku nga ekzaminimi gjinekologjik është konstatuar dhuna e pësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat