Zelensky: Ka shumë rëndësi shkatërrimi i objektivave ruse në rajonet kufitare

Bota

Zelensky: Ka shumë rëndësi shkatërrimi i objektivave ruse në rajonet kufitare

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:54
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka vërtetë rëndësi shkatërrimi i objektivave ruse në rajonet kufitare.

Ai është shprehur se janë dëshmitarë të vendosmërisë së botës që hap perspektiva të reja, siç është shprehur ai, për rivendosjen e sigurisë atje, shkruan Sky News.

“Shkatërrimi i pozicioneve dhe raketave të terroristëve rusë nga forcat tona, luftëtarët tanë, pranë kufirit ka vërtet rëndësi”.

“Ne jemi dëshmitarë të vendosmërisë së botës që hap perspektiva të reja për rivendosjen e sigurisë sonë. Ndër të tjera, kjo përfshin sigurinë e Kharkivit”, është shprehur Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat