Kanadaja: Nuk është koha e duhur për të dërguar trajnues ushtarakë në Ukrainë

Bota

Kanadaja: Nuk është koha e duhur për të dërguar trajnues ushtarakë në Ukrainë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:46
Bill Blair

Kanadaja ka vendosur të ndalojë dërgimin e trajnerëve ushtarakë në Ukrainë, ka thënë ministri i saj i mbrojtjes. 

Duke folur me gazetarët pas një samiti të NATO-s, Bill Blair tha se rrethanat për një veprim të tillë nuk ishin “të duhura” për momentin. 

“U diskutua për një mision të NATO-s për të përmirësuar stërvitjen. Për momentin, rrethanat nuk janë të përshtatshme për të vendosur – sipas mendimit tim – trainerët kanadezë në Ukrainë,” tha ai.

“Ka, mendoj, një shqetësim mjaft të kuptueshëm për zgjerimin e një misioni stërvitor në Ukrainë në kohën e tanishme.”

Kanadaja ka ndihmuar në përgatitjen e më shumë se 40,000 ushtarëve ukrainas që nga viti 2015, por vendosi të tërheqë kontingjentin e saj të trajnimit nga Ukraina perëndimore pak para fillimit të luftës. 

Shtëpia e Bardhë ka thënë gjithashtu se nuk po planifikonte të dërgonte trajnerë ushtarakë amerikanë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat