Vritet pak ditë pas zgjedhjeve kryebashkiaku meksikan, autorët i zunë pritë në një autobus

Bota

Vritet pak ditë pas zgjedhjeve kryebashkiaku meksikan, autorët i zunë pritë në një autobus

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:42
Salvador Villalba Flores

Një kryebashkiak i një komuniteti në Meksikën jugore , i cili sapo ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2 qershorit, u vra të hënën në një rrugë pranë Acapulco.

Salvador Villalba Flores, i cili ishte zgjedhur me partinë lokale México Avanza (“Përpara Meksika”, qendra e majtë), u vra në autostradën Acapulco-Pinotepa.

Flores zakonisht shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare, sipas gazetës El Sur. Por ai ishte i pashoqëruar kur u vra, tha i njëjti burim.

Autorët e morën kryebashkiakun e zgjedhur “nga autobusi me të cilin udhëtonte” dhe e ekzekutuan.

Salvador Villalba Flores vendosi të kandidojë pas vrasjes së mikut të tij Jesus Gonzalez Ríos, lider i të Gjelbërve (Partido Verde) në Copala më 29 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat