Emily Ratajkowski befasoi fansat me fotografi në bikini në InstaStory.
Autorjae “My Body”, 33 vjeçe, postoi një ‘selfie’ me bikini dhe një kapelë kashte të zezë kauboji.
Ajo nuk shkroi një mbishkrim në fotografi, por kishte këngën e Doja Cat “MOOO!” si muzikë në sfond.
Mbretëresha e pasarelave mbante syze dielli të zeza, teksa shtrihej në një karrige në oborrin e shtëpisë së prindërve të saj John David Ratajkowski dhe Kathleen Balgley.
Fotografia e re vjen pasi aktorja e “Gone Girl” bëri një udhëtim në shtëpi për të vizituar prindërit e saj në Encinitas, Kaliforni me djalin e saj tre-vjeçar Sylvester.
Ajo ndau fotografi nga udhëtimi i saj në Kaliforninë Jugore në Instagram.
“Në shtëpi për disa ditë”, ka shkruar ajo, duke shtuar një emoji shtëpie.