Kim Kardashian, ishte një prej të ftuarave më të veçanta në dasmën përrallore në Indi. Ajo u shfaq e veshur me disa fustane të ndryshme, me të cilat dukej mjaft tërheqëse.
Mirëpo disa përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan yllin televiziv për fustanet me ngjyrë të kuqe, jo një herë, por dy herë, gjatë dasmës së trashëgimtarit indian, Anant Ambani me Radhika Merchant në Mumbai.
Por cila është arsyeja? Sipas fansave, ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane. Dhe të ftuarit nuk supozohet të vishen me të kuqe.
Megjithatë, duket sikur Ambanis nuk e kishin problem. Kim u pa duke biseduar në disa raste me nusen dhe dhëndrin.