Ylli ndërkombëtar i muzikës Selena Gomez dhe producenti Benny Blanco janë prej kohësh në një lidhje.
Çifti ishin së bashku teksa i përgjigjeshin një vargu pyetjesh të rralla që hoqën perden e marrëdhënies së tyre.
Me anë të një video në TikTok ata tregojnë se kush është “më romantik”, Benny tregoi me krenari veten, ndërsa Selena buzëqeshi dhe bëri një gjest me dorë për të treguar se nuk ishte e sigurt.
Momenti më i veçantë i videos ishte kur u bë pyetja: Kush tha: “Të dua”, i pari?”
Selena shpërtheu në një buzëqeshje dhe i tregoi veten, ndërsa Benny mbajti krahët e tij rreth saj nga pyetja e mëparshme.
Këngëtarja e “Come And Get It” doli publikisht me Benny në dhjetor, duke zbuluar se ata kishin gjashtë muaj që takoheshin fshehurazi.