Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka shijuar këto ditë pushimet në jug të Shqipërisë.
Artistja ka qenë e shoqëruar nga motra e saj, Era Istrefi si dhe nga disa miq të tyre.
Bukuroshja me këtë rast ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku shfaqet në top formë e veshur me bikini.
Ajo shquhet për format e bujshme trupore, marrë parasysh se i kushton një kujdes të madh fizikut.
“Shqipëria”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Të shumta qenë komplimentet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Veç kësaj, Nora ka qenë aktive edhe me projekte të shumta muzikore.