Kesha shpërndan fotografi në bikini, pasi përqeshet për dukjen nga komentuesit

Bota e Yjeve

Kesha shpërndan fotografi në bikini, pasi përqeshet për dukjen nga komentuesit

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 09:08
Kesha

Kesha hyri në rrjetet sociale të dielën për të ndarë fotografi të mrekullueshme me bikini me 3.3 milionë ndjekësit e saj.

Ylli i popit 37-vjeçare, e cila sapo publikoi këngën e saj të parë si një artiste e pavarur, modeloi një rroba banje të zeza me dy pjesë dhe shtoi një mbishkrim duke thirrur komentuesit që bëjnë përqeshje të trupit.

“Nuk mendoja se në vitin 2024 njerëzit ende mundohen të të turpërojnë për trupin, por, jam shume krenare për trupin tim, ajo ka kaluar shumë”, filloi ajo mesazhin, shkruan DailyMail.

Image
Kesha

Krijuesja e hitit “Tik Tok” vazhdoi, “Ajo ka thyer kyçin e saj të këmbës në skenë dhe ka përfunduar shfaqjen, ajo e ka mbajtur zemrën time të thyer së bashku”.

Duke përmendur drejtpërdrejt kritikët, ajo përfundoi: “Për ata që mendojnë se po më turpëroni, ju në fakt po më bëni të ndihem shumë e fuqishme, kështu që, për ty, shpresoj që një ditë të ndihesh mjaftueshëm e plotë për të mos i përmbysur gratë e tjera, ndërkohe më urrej më fort b****:)”, shkroi Kesha.

Image
Kesha

Imazhi i parë tregonte yllin, e lindur Kesha Rose Sebert, e shtrirë në një sipërfaqe shkëmbore në natyrë me shpinën e saj të harkuar.

Rrobat e saj të pakta të banjës zhveshnin tatuazhet e saj.

Në një imazh tjetër, ajo veshi një mantel të bardhë të hapur, duke zbuluar barkun dhe dekoltenë e saj të tendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat