Sydney Sweeney po ndihej bukur, teksa shkrepi një seri fotografish në pasqyrë.
Ylli i “Euphoria”, 26 vjeçe, pozoi para pasqyrës me një bluzë ngjyrë kafe dhe të bardhë, pa rripa që mezi mbulonte gjoksin e saj.
Ajo gjithashtu veshi një fund të shkurtë dhe flirtues në të njëjtin print nga “Miu Miu” që shitet për 1890 dollarë.
Aktorja e “White Lotus”, e cila së fundmi bleu një shtëpi plazhi prej rreth 12 milionë eurosh në Miami, kishte barkun e saj të tonifikuar dhe belin e vogël në ekran të plotë dhe flokët e saj ishin të përdredhur sikur të ishte ngritur së fundmi nga shtrati.
“Unë nuk bëj shpesh ‘selfie’ në pasqyrë, por kur i bëj ato janë kaotike”, ka shkruar aktorja e “Anyone But You” postimin për 20.4 milionë ndjekësit e saj.
Sydney së fundmi i ka lyer flokët përsëri biondë, pas disa muajsh me flokë të zinj dhe kafe.