Eva Murati ka lënë pa frymë fansat e saj duke u shfaqur me bikini.
Prezantuesja po shijon pushimet e merituara, pasi ra në sy në Euro 2024, shkruan The Sun.
Eva, e cila është quajtur “Albanian Laura Woods” (Laura Woods shqiptare), u pa në turmë gjatë gjithë fazës së grupeve.
Ajo ka bërë tifo për Shqipërinë në ndeshjet e saj kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Paraqitjet e saj në tribuna erdhën pas një sezoni të ngarkuar duke prezantuar aksionin e Champions League në atdheun e saj.
Megjithatë, pas eliminimit të Shqipërisë, Eva tani po merr diell me pushime.
Ajo hyri në Instagram për t’i dhënë fansave të saj një paraqitje të shkurtë të arratisjes së saj me një sërë fotografish.
Eva ka pozuar në një ballkon dhe është zhytur në pishinë, teksa ka veshur bikini shumëngjyrëshe.
Krahas postimit ajo ka shkruar: “Jashtë Champions League, Shqipëria jashtë Euro 2024, kështu që më në fund t’i nis pushimet në paqe”.
Ndjekësit e saj mbetën të hutuar në seksionin e komenteve, me njërin që shkruante: “O zot, nuk kam frymë”.